Portali i lajmeve “banjaluka.net” në pronësi të të birit të liderit nacionalist të “Republika Srpska”-s, Milorad Dodik, Igor Dodik, ka publikuar një artikull ku fajëson Presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç, si shkaktar për krizën zgjedhore në “Republika Srpska” të dielen, shkruan gazeta online Reporteri.net.

Portali shkruan se presidenti serb qëndron pas shpjalles së fitores së zgjedhjeve nga kundërkandidatja e Dodikut për Presidente të “Republika Srpska”-s, Jelena Triviç, në mënyrë që të shkaktojë krizë zgjedhore atje.

“Ekziston një anektodë se si Ivica Daçiç e lajmëroi Slobodan Millosheviçin për rezultatet e zgjedhjeve më 5 tetor, 2000. Kur Millosheviçi e pyet atë se a i kanë fituar zgjedhjet, Daçiç ia kthen: ‘Po shef, sigurisht. Por, ama ata dolën më mirë me vota’. Kjo anektodë mund të shpjegojë atë se çfarë ndodhi më 2 tetor, 2020 me PDP-në”, shkruan portali i të birit të Milorad Dodik duke akuzuar Vuçiçin.

Reklamë

“Nuk është sekret që të huajt luajtën rol të madh në heqjen e Millosheivçin, por edhe në këto zgjedhje kishte marifete. Vetëm se kësaj here, për nevojat e disa të tjerëve, dora u shtri nga Beogradi. Marka e autoriteteve mund të njihet në fjalinë e Jelena Triviç gjatë adresimit të saj: ‘Do të ndjekim politikën kombëtare të Beogradit’. Në atë moment shumë e gjërat u bënë të qarta”, shkruan portali Banjalluka, përcjell Reporteri.net.

Mediat në serbe gjithashtu gjatë kohës së zgjedhjeve kanë shkruar se Aleksandër Vuçiç nuk ka mbështetur Milorad Dodikun në këto zgjedhje, dhe kanë spekulaur se “Vuçiç u ka ofruar kokën e Dodikun perëndimit”.

Portalet dhe tabloidet serbe, të afërta me Vuçiç, sipas mediave opozitare, favorizuan kundërkandidaten e Dodikut./Reporteri.net/