Presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka pritur në takim futbollistët e Kombëtares.

Osmani, ka dekoruar futbollistët e Kombëtares me Medaljen Presidenciale të Meritave, shkruan gazeta online Reporteri.net.

E para e shtetit u shpreh se kjo dekoratë vjen në emër të popullit të Kosovës për përfaqësimin e denjë.

Reklamë

“Pavarësisht rezultatit, krenaria që ia keni dhënë vendit tonë është e pamatshme, me fjalë me secilën dekoratë apo nderim dhe jam e bindur se ky është vetëm fillimi dhe suksese shumë më të mëdha po na presin. Keni qenë befasia më e bukur e këtyre kualifikimeve”, tha Osmani ndër të tjera.

Të pranishëm ishin edhe kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi dhe trajneri i Kosovës, Franco Foda. /Reporteri.net/