Në hapjen e edicionit të tretë të Forumit Ndërkombëtar për Gratë, Paqen dhe Sigurinë, Presidentja Osmani tha se siguria e fëmijëve është themeli i sigurisë globale
Ajo shkruan se të drejtat e fëmijëve duhet mbrojtuar, pasi përveç se janë e ardhmja, ata janë dhe e tashmja.
“Siguria e fëmijëve është themeli i sigurisë globale. Në kohën kur fëmijët në mbarë botën po bartin pasojat më të rënda të luftërave, duhet të ngrihemi së bashku për t’i mbrojtur të drejtat e tyre. Ata nuk janë vetëm e ardhmja jonë, janë edhe e tashmja jonë. Forumi Ndërkombëtar për Gratë, Paqen dhe Sigurinë këtë vit do të vendosë zërin, nevojat dhe mbrojtjen e tyre në qendër të diskutimeve tona”, shkruan Osmani në Facebook.