×
  • Lajme
  • Lajme

    Prishtinë: Paraburgim ndaj një burri për dhunë në familje

    Reporteri
    30 Prill 2019 | 12:04

    Gjykata Themelore në Prishtinë, ka vendosur sot lidhur me kërkesën e Prokurorisë Themelore të Republikës së Kosovës për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit E.T për shkak të veprës penale “Dhunë në familje”.


    Gjykata ka marrë aktvendim dhe të pandehurit E.T. i është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej një muaji, transmeton Klan Kosova.

    “Ekziston dyshimi i bazuar se i pandehuri E.T ka kryer veprën penale e cila i vihet në barrë pasi ka ushtruar dhunë ndaj të dëmtuarës M.R.”, thuhet në kumtesë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!