×
  • Lajme
  • Lajme

    Pritet të thyhet akulli: Paralajmërohet takimi i parë Kosovë-Spanjë

    Reporteri
    29 Prill 2019 | 22:14

    Zëvendësministri i Jashtëm Anton Berisha ka bërë të ditur se shumë shpejt do të këtë takim me zyrtarë të Qeverisë së Spanjës.


    Berisha gjatë një debati në TV Dukagjini ka thënë se pret që takimi të ndodhë gjatë javëve në vazhdim, dhe se ai personalisht do të jetë pjesë e këtij takimi.

    “Personalisht do të kem takime me përfaqësues të Qeverisë së Spanjës. Kjo pres të ndodhë gjatë javëve në vazhdim”, tha Berisha, shkruan Reporteri.net.

    Zëvendësministri i Jashtëm, që vjen nga AAK-ja, nuk ka dhënë më shumë detaje rreth këtij takimi dhe as për pjesëmarrësit tjerë të takimit nga ana e qeverisë së Kosovës.

    Spanja është një nga vendet e BE-së që nuk e ka njohur kurrë pavarësinë e Kosovës, madje e ka kundërshtuar atë.

    Për këtë, Kosova dhe Spanja nuk kanë pasur asnjëherë marrëdhënie diplomatike mes vete, madje as takime mes qeverive të dy vendeve, shkruan Reporteri.net.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!