×
  • Lajme
  • Lajme

    Prodhuesit vendorë thonë se po përfitojnë nga taksa ndaj Serbisë

    Reporteri
    28 Mars 2019 | 9:04

    Katër muaj që nga vendosja e taksës 100 për qind për produktet e importuara nga Serbia dhe Bosnje e Hercegovina, kapacitetet prodhuese vendore kanë shënuar rritje dhe rrjedhimisht ka pasur ndikim edhe në hapjen e vendeve të reja të punës, thonë përfaqësues të kompanive prodhuese dhe zyrtarë të Qeverisë së Kosovës.

    Për dallim nga disa biznese tregtare por edhe ato që lëndën e parë e kanë siguruar në Serbi, prodhuesit që nuk varen nga tregu serb, besojnë se kanë përfituar nga taksa, shkruan REL.

    Vendimi i Qeverisë së Kosovës për taksën doganore, fillimisht 10 për qind e më pas 100 për qind, është në fuqi që nga muaji nëntor i vitit të kaluar.

    Sidoqoftë, kjo taksë po konsiderohet si një pengesë politike, pasi ka shkaktuar bllokim të dialogut.

    Ndryshe, Amerika dhe vendet e tjera perëndimore që janë miq të Kosovës, kanë kërkuar që taksa ndaj Serbisë dhe Bosnjës të pezullohet dhe të ketë fokus në dialog.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!