×
  • Lajme
  • Lajme

    Profesori amerikan Williams: Sa i përket Kosovës, ekziston një hapësirë e llogaridhënies

    Reporteri
    30 Prill 2019 | 18:17

    Profesori amerikan i çështjeve juridike dhe marrëdhënieve ndërkombëtare, Paul R. Williams, para Kongresit amerikan i cili është që të jetë pjesë e dëshmive të krimeve serbe ndaj Kosovës, në cilësinë e një avokati ndërkombëtar me përvojë, ka thënë se pavarësisht tentimeve për të garantuar llogaridhënie për krimet e kryera gjatë luftës në Kosovë, ato janë përballur me mangësi të përsëritura.


    “Pavarësisht përpjekjeve të Tribunalit për Krime në ish-Jugosllavi, përpjekjeve të UNMIK-ut dhe EULEX-it, ekziston një hapësirë dramatike e llogaridhënies për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit që janë kryer kundër popullatës në Kosovë… Ndëshkimi selektiv i disa liderëve ushtarakë dhe atyre politikë nga regjimi serb është padyshim i vlefshëm, por jo edhe i mjaftueshëm”, ka deklaruar ai.

    Profesori amerikan ka vlerësuar se SHBA-të duhet të punojnë me Qeverinë e Kosovës dhe se është e domosdoshme të sqarohet se mandati i Dhomave të Specializuara mbulon të gjitha krimet e kryera në territorin e Kosovës, dhe nuk kufizohet në ndjekjen e anëtarëve të një grupi të veçantë etnik të Kosovës.

    Përveç kësaj, Williams ka konsideruar se SHBA-ja, duhet të inkurajojë Zyrën e Prokurorit Special, që t’i japë përparësi hetimit dhe ndjekjes penale të rasteve përdhunimit dhe dhunës seksuale të lidhura që kanë ndodhur gjatë kohës së konfliktit. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!