×
  • Lajme
  • Lajme

    Prokuroria e Pejës jep detaje për 35 vjeçarin që u gjet i vdekur në Istog

    Reporteri
    27 Prill 2019 | 16:43

    35 vjeçari N.Z që u gjet i vdekur në një shtëpizë të drurit në fshatin Kliqan të Istogut dyshohet se vrau vetën, shkruan Reporteri.net


    Dyshimet e para në Prokurorisë së Pejës bëjnë me dije se ky person kreu vetëvrasje, këtë për Reporterin e ka konfirmuar zëdhënësi i prokurorisë, Shkodran Nikçi.

    “Për Rastin në fjalë, Prokurori kujdestar i Departamentit të Krimeve të Rënda, bashkë me njësitet policore relevante menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes. Dyshohet se viktima ka lindur në vitin 1984. Me urdhër të prokurorit të shtetit trupi i pajete është dërguar për obdukim. Rasti është cilësuar “Hetimi i Vdekjes”, Dyshimet e para janë se viktima është vetëvrarë”, tha Nikçi për Reporterin.

    Me urdhër të prokurorit të shtetit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar për obduksion.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!