Është e mundshme që propozimi tjetër të mos jetë më i mirë se ky i fundit, ka thënë eurodeputetja e të gjelbërve gjermanë në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon, duke komentuar propozimin “franko-gjerman” për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, shkruan gazeta online Reporteri.net.

Propozimin, Cramon tha se Prishtina dhe Beogradi duhet “ta konsiderojnë seriozisht” në një përgjigje për gazetën serbe “Nova.rs”.

Palët duhet të synojnë të gjejnë kompromise të qëndrueshme, vazhdoi ajo, duke shtuar se “duhet gëlltitur disa pilula të hidhura”.

Reklamë

“Ne plotësisht dhe palëkundshëm mbështesin punën e Miroslav Lajçakut dhe besojmë se qëllimi mund të jetë realist”, tha Cramon kur u pyet për afatin kohor se duhet të arrihet marrëveshje deri në vitin 2024.

Cramon pati vlerësime edhe për pozitën e Serbisë, të cilën e quajti “më së keqti që nga viti 1999”.

“Nuk jam e sigurtë se njerëzit në Serbi e dinë që reputacioni i Serbisë është më i keqi që nga viti 1999”, tha mes tjerash ajo.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, duke folur në “Conflict Zone” në Deutsche Welle, ka thënë se marrëveshja me Serbinë duhet bërë sa më parë, dhe madje ka vlerësuar se “nuk jam i sigurtë që i kemi edhe dy vite kohë”./Reporteri.net/