Hyrjet kryesore në Prishtinë janë bllokuar pasi po protestohet kundër daljes së bizneseve në tregun e hapur të energjisë.

Nga ora 10:00  bizneset do të protestojnë në Prishtinë për shkak të pakënaqësive lidhur me procesin e daljes në tregun e lirë të energjisë elektrike.

Ky bllokim pritet të zgjasë deri në ora 12:00.

Reklamë

“Bizneset me dhunë po detyrohen me dalë në tregun e lirë, e nga dalja në treg të lirë në këto kushte që janë sot bizneset tona do të pësojnë sepse do të ketë një rritje të çmimit të energjisë prej 230-270 më shumë. Kërkesa jonë është që Qeveria të reflektojë dhe të kemi një fazë të tranzicionit për me dalë në tregun e lirë”, tha kreu i Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna.

/Reporteri.net/