×
  • Lajme
  • Lajme

    PSD-ja ia merr LDK-së një asambleiste në Kamenicë

    Reporteri
    11 Mars 2019 | 21:40

    Ish asambleistja e LDK-së në Kamenicë, Njomza Dërmaku, i është bashkuar PSD-së, këtë e ka bërë të ditur deputeti i kësaj partie Dardan Mulliqaj përmes një postimi në Facebook.

    Sipas Mulliqajt, Njomza Dërmaku do ta vazhdoj punën e saj si asambleiste socialdemokrate.

    “Ish asambleistja e LDK-së në Kamenicë, znj. Njomza Dërmaku, nga sot na u bashkua në PSD dhe do ta vazhdoj punën e saj në kuadër të grupit të asambleistëve socialdemokrat”, thuhet në postimin e deputetit të PSD-së.

    Ndër të tjera thuhet së  në vazhdën e takimeve punuese ai ishte në Kamenicë dhe takimet e tilla do të mbahen në ter Kosovën.

    “Në vazhdën e takimeve punuese për shtrirjen e PSD-së, sonte ishim në Kamenicë ku diskutuam për shtrirjen tonë në fshatra e lagje. Takime të tilla po mbajmë çdo ditë gjithandej Kosovës”, ka shkruar Dardan Mulliqaj në postimin e tij.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!