×
  • Lajme
  • Lajme

    PSD-ja nuk i jep votat për rrëzimin e Qeverisë

    Reporteri
    11 Mars 2019 | 13:40

    Lista Serbe i ka ofruar votat për ta rrëzuar Qeverinë e Kosovës, por, opozita, ndonëse do rrëzimin e Qeverisë Haradinaj, votat e Listës Serbe, nuk i pranon.


    Shefi i Grupit Parlamentar të PSD-së, Dardan Sejdiu, thotë se “nuk kemi vota për Listën Serbe në Kuvend”.

    “Partia Socialdemokrate nuk ka vota për të bashkuar me Listën Serbe në Kuvendin e Republikës. Nuk kemi vota për ata që i quajnë bandita përfaqësuesit legjitim të Kosovës dhe për ata që veprojnë çdo ditë kundër Republikës së Kosovës. Mbetemi jo vetëm të hapur, por edhe të interesuar, për bashkëpunim me të gjitha forcat progresive lokale dhe rajonale, që angazhohen për barazi midis popujve”, ka shkruar ai.

    Ngjashëm janë deklaruar edhe nga dy partitë opozitare, LDK e VV, të cilët thonë se nuk i kërkojnë votat e Listës Serbe për ta rrëzuar Qeverinë e Kosovës.

    Sejdiu i PSD-së, thotë se “Ato nuk janë Lista Serbe dhe shefat e tyre që raportonin nga Pale për bombardimet e Ratko Mlladiqit mbi Sarajevën dhe që ishin ministra të propagandës së Millosheviqit në kohën e krimeve të aparatit të tij shtetëror në Kosovë”.

    “Njohja e Republikës së Kosovës nga Serbia është parakusht për normalizimin e marrëdhënieve reciproke. Përgjegjësia dhe adresa për mosnormalizim është në Beograd, jo në Prishtinë”, përfundon Sejdiu.

    Ndërkohë, opozita ka pranuar se nuk i ka votat për ta rrëzuar Qeverinë Haradinaj.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!