×
  • Lajme
  • Lajme

    Faqja e Kancelarisë sqaron se për çfarë janë pajtuar Kosova dhe Serbia në Berlin

    Reporteri
    30 Prill 2019 | 8:35

    Edhe pse mbrëmë pas takimeve në Berlin nuk u tha që palët janë pajtuar që të vazhdojë dialogu për shkak se taksa nuk është hequr ende, në konkluzionet e publikuara në faqen e Kancelarisë Gjermane thuhet se Kosova dhe Serbia janë pajtuar t’i implementojnë marrëveshjet e arritura si dhe të vazhdojnë dialogun me ndërmjetësimet BE-së.


    Janë publikuar në faqen zyrtare të Kancelarisë së Gjermanisë, konkluzionet e Samitit të djeshëm që u mbajt në Berlin.

    Pas takimeve Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi tha se nuk u arrit ndonjë marrëveshje, dhe të njëjtën e tha edhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq për media.

    Në faqen zyrtare të Kancelarisë thuhet se Kosova dhe Serbia janë pajtuar për të çuar përpara përpjekjet e tyre për të zbatuar marrëveshjet ekzistuese dhe përsëri të jenë të ndërmjetësuara nga Bashkimi Europian në dialogun për normalizimin e marrëdhënieve me qëllim të arritjes së një marrëveshje të plotë dhe përfundimtare.

    “Pjesëmarrësit theksuan rëndësinë e një procesi negociator gjithëpërfshirës dhe transparent, i cili duhet të shoqërohet me masa të ndërtimit të besimit”, thuhet në njoftimin e Kancelarisë Gjermane.

    Aty u tha se palët ranë dakord që të intensifikojnë përpjekjet e tyre për të krijuar një hapësirë ekonomike rajonale në përputhje me deklaratën e Samit të Sofjes në vitin 2018, dhe konkluzionet e Kryesisë së Samitit të Ballkanit Perëndimor në Londër 2018.

    Udhëheqësit e vendeve të Ballkanit Perëndimor, së bashku me kryeministrat e Kroacisë dhe Sllovenisë, përfaqësuesit e Lartë të Bashkimit për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë dhe Zëvendës-President i Komisionit Evropian dhe zëvendës president i Komisionit Europian, u takuan dje në Berlin me presidentin e Francës dhe kancelaren gjermane, Angela Merkel.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!