×
  • Lajme
  • Botë

    Putin nënshkruan aneksimin e pretenduar të katër rajoneve të Ukrainës

    Reporteri
    05 Tetor 2022 | 11:19
    Presidenti i Federatës Ruse, Vladimir Putin

    Presidenti i Federatës Ruse, Vladimir Putin, ka vendosur firmën mbi katër ligjet të cilët pretendohet të aneksojnë katër rajonet të pushtuara të Ukrainës, pas rezultateve të referendume të rreme, raporton gazeta online Reporteri.net.

    “Kufijtë e subjekteve të reja të Federatës, siç vijon nga kontrata, do të përcaktohen nga kufijtë ekzustues që nga dita e formimit dhe pranimit të tyre në Federatën Ruse”, shkruhet në dokumentet e nënshkruara nga Putin, raportoi agjencioni shtetëror rus i lajmeve TASS.

    Siç vazhdon më tej të njoftojë media ruse, “deri në zgjedhjen e krerëve të rinj, këto rajone do të qeverisen nga zyrtar të përkohshëm si ushtrues detyre të emëruar nga Putin”:

    Duma e Shtetit dhe Këshilli i Federatës, dhomat e ulëta dhe të sipërme të parlamentit rus, ratifikuan të hënën dokumentet për pranimin e republikave të vetëshpallura Popullore Luhansk dhe Donetsk, Zaporozhye dhe Kherson në Rusi.

    Forcat ruse aktualisht nuk kontrollojnë plotësisht asnjë nga këto katër zonat të cilat Putin sot nënshkroi./Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!