Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) i ka hedhur poshtë ankesën LDK-së të cilët e kishin paraqitur kundër kandidatit për kryetar të Prishtinës, Arben Vitia, për zgjedhjet lokale të 17 tetorit.

Sipas LDK-së, Vitia kishte shpërndarë material zgjedhor në Facebook, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

“Hudhet e palejuar ankesa Anr. 721/2021 e datës 28.10.2021, Subjektit politik Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), paraqitur kundër kandidatit për kryetar të Komunës së Prishtinës Arben Vitia nga radhët e subjektit politik Lëvizja Vetëvendosje (LVV), për shkak të shpërndarjes së materialit zgjedhor në FB, për Zgjedhjet Lokale të datës 17.10.2021”, thuhet në vendimin e PZAP-së. /Reporteri.net/

Reklamë