Qendra Presidenciale Clinton ka kujtuar bombardimet e NATO-s të ndodhura 20 vjet më parë ndaj Serbisë si dhe fjalimin e dhënë në konferenvë më pas nga ish-presidenti Bill Clinton.
“Sot është 20 vjetori i operacionit të NATO-s kundër Serbisë. Presidenti Bill Clinton udhëhoqi koalicionin e NATO-s e cila ndaloi shtypjen e civilëve të pafajshëm dhe i dha fund konfliktit, duke sjellë stabilitet dhe paqe të qëndrueshme në Evropë. Gjenerali Wesley Clark urdhëroi operacionin e NATO-s në luftën e Kosovës gjatë mandatit të tij si komandanti i lartë i NATO-s nga 1997 në 2000”, thuhet në postimin e kësaj qendre bërë në Facebook, transmeton Reporteri.net.
Më tej citon një pjesë të fjalimit të presidentit Clinton të bërë pas fillimit të bombardimeve.
“Amerika ka një përgjegjësi për të qëndruar me aleatët tanë kur ata janë duke u përpjekur për të shpëtuar jetët e pafajshme dhe për të ruajtur paqen, lirinë dhe stabilitetin në evropë. Kjo është ajo që ne jemi duke bërë në kosovë”, thuhet në një pjesë e fjalimit të Clinton bërë më 24 mars, 1999, ndërsa është epublikuar dhe një foto ku shihet në zyrë Cliinton dhe ish-sekretarja e shtetit madeleine Albright. /Reporteri.net/.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.