×
  • Lajme
  • Lajme

    Qeveria dërgon në Kuvend projektligjin për ndalimin e lojërave të fatit

    Reporteri
    27 Mars 2019 | 13:37

    Qeveria e Kosovës ka përgatitur projektligjin për ndalimin e lojërave të fatit. Të njëjtin e ka dërguar për shqyrtim në Kuvend të Kosovës.


    Kryeministri Ramush Haradinaj ka njoftuar se për këtë projektligj ka kërkuar nga Kuvendi thirrjen e një seance të jashtëzakonshme më 3 prill 2019.

    “Pas diskutimit dhe procesimit nga ana e Qeverisë për në Kuvendin e Kosovës të projektligjit për ndalimin e lojërave të fatit, sot e kam dërguar në Kuvendin e Kosovës, kërkesën për Seancë të jashtëzakonshme me datë 3 Prill 2019 për shqyrtimin e këtij Projektligji”, ka shkruar Haradinaj në facebook.

    Ai, po ashtu, ka shpërndarë edhe si dokument kërkesën për partnerin e tij të koalicionit, kryeparlamentarin Kadri Veseli.

    Lojërat e fatit në Kosovë tash për tash janë veçse të pezulluara, me anë të një vendimi tjetër që ka marrë qeveria javën që shkoi, pasi kuvendi miratoi një rezolutë me një kërkesë të tillë.

    Krejt këto veprime janë ndërmarr pas dy rasteve që ndodhen pak ditë më parë, kur dy punëtor kazinosh u vranë gjatë grabitjeve të ndara të këtyre lokaleve. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!