×
  • Lajme
  • Lajme

    Qeveria jep mbi 1 milion euro për realizimin e projekteve në Skenderaj

    Reporteri
    11 Mars 2019 | 19:37

    Kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, ka dhënë lajme të mira për bashkëqytetarët e tij pas nënshkrimit të një marrëveshje me ministrin e Infrastrukturës, Pal Lekj, me ç’rast ka bërë të ditur se do realizohen disa projekte.


    “Me ministrin e Infrastrukturës, Pal Lekaj, kam nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi, për realizimin e tetë projekteve kapitale në infrastrukturën tonë lokale, në vlerë prej 1 milion e 560 mijë euro”, ka shkruar Jashari në Facebook.

    Ai e ka falënderuar ministrin Lekaj, për këtë mbështetje, me ç’rast thotë se e ka siguruar se këto mjete financiare, do të investohen në realizimin e projekteve në dobi të qytetarëve të Komunës së Skenderajt, duke i respektuar kriteret më të larta në përputhje me afatet kohore, trasnmeton Reporteri.net.

    “Brenda pak kohësh do të nisim projektet që kanë vazhdimësi të realizimit edhe në vitet e ardhshme, e të cilat kanë për synim zhvillimin e Skenderajt”, ka shkruar Jashari. /Rerporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!