Qeveria e Kosovës do të mbajë sot mbledhjen e radhës, e cila është caktuar të fillojë në orën 16:00, në ndërtesën e Qeverisë.

Lajmi është bërë i ditur nga Zyra e Kryeministrit, ndërsa në këtë mbledhje pritet të shqyrtohet dhe të miratohet projektbuxheti për vitin 2027.

Se projektbuxheti do të procedohet këtë të hënë në Kuvend e kishte paralajmëruar edhe kryeministri Albin Kurti, gjatë mbledhjes së Këshillit të partisë së tij, të mbajtur të shtunën, ku deklaroi se buxheti i 2027-tës do të jetë i projekteve kapitale dhe rritjes së cilësisë së vendeve të punës.

Reklamë

Me atë rast, Kurti kishte përmendur edhe investimet kapitale, për të cilat kishte thënë se do të kalojnë shumën prej një miliard eurosh.

“Të hënën, në mbledhjen e radhës të Qeverisë, do të miratojmë projektligjin për buxhetin e vitit 2027. Do të jetë buxhet i projekteve kapitale, i përshpejtimit të rritjes ekonomike, dhe i rritjes së cilësisë së vendeve të punës. Ky është buxhet i rrugëve, hekurudhave, e digave”, deklaroi Kurti të premten në Këshillin e Përgjithshëm të LDK-së.

Ai tregoi edhe sa do të jetë buxheti për investime kapitale.

“Për herë të parë buxheti për investime kapitale do të tejkalojë vlerën 1 miliardë euro”, tha kryeministri Kurti.

Ndërkohë, deputetët e LDK-së kanë akuzuar për shkelje të afatit ligjor për procedimin e projektbuxhetit të vitit 2027.

Reklamë

Pas mbledhjes së sotme pritet të bëhen të ditura vendimet dhe detajet e projektbuxhetit që do t’i procedohet Kuvendit për shqyrtim. /Reporteri.net/.