×
  • Lajme
  • Lajme

    Qeveria: Mbyllen lojërat e fatit për periudhën 10 vjeçare

    Reporteri
    26 Mars 2019 | 14:24

    Qeveria e Kosovës ka miratuar kërkesën e Kuvendit të Kosovës rreth mbylljes së gjitha lojrave të fatit në Republikën e Kosovës.

    “Ne po zbatojmë rezolutën e Kuvendit të Kosovës. Kërkesë për Qeverinë të pezullohet lojrat e fatit për një periudhë 10 vjeçare. Lojërat e fatit ndalohen të gjitha”, ka deklaruar Haradinaj.

    Haradinaj po ashtu ka thënë se Qeveria ka afat prej 30 ditësh që të procedojë në Kuvend ligjin e ri.

    Me këtë ligj, mbyllen të gjitha lojërat e fatit në afat prej 10 vitesh, me përjashtim të Llotarisë së Kosovës.

    Vendimi në fjalë vjen pas vrasjeve të ndodhura nëpër kazino në Kosovë.

    Ndryshe, me 74 vota pro dhe asnjë abstenim, Kuvendi i Kosovës kishte miratuar Rezolutën e propozuar nga LDK-ja për pezullimin e aktivitetit të kazinove dhe lojërave të fatit.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!