×
  • Lajme
  • Lajme

    Rasti “Toka”: Disa të akuzuar nuk shkojnë në gjykatë, dështon seanca gjyqësore

    Reporteri
    12 Mars 2019 | 10:21

    Ka dështuar të mbahet seanca gjyqësore për rastin e njohur si “Toka” në të cilin ish-deputeti i PDK-së, Azem Syla dhe të tjerët akuzohen për krim të organizuar dhe përvetësim pronash.


    Seanca e paraparë të mbahej sot në Gjykatën Themelore të Prishtinës është shtyrë për 16 maj 2019.

    Kjo pasi në sallë nuk janë paraqitur disa prej të akuzuarve, shkruan Reporteri.net.

    Kryetari i trupit gjykues në këtë rast, Beqir Kalludra, njoftoj të pranishmit në sallën e gjykimit se i akuzuari Lubisha Bujoviq nuk ndodhet në Gjykatën e Prishtinës pasi do të kryej një operim në sy.

    Në gjykatore, të martën nuk kanë qenë as të akuzuarit tjerë Shaban Syla, Shpresim Uka e Fahredin Gashi. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!