Gjykata Themelore e Prishtinës e shpalli fajtor deputetin e Partisë Socialdemokrate Fisnik Ismaili për posedim të armëve, përkatësisht bombolave të gazit, gjatë kohës sa ishte pjesë e Vetëvendosjes.
Por pas këtij vendimi ka reaguar Ismaili i cili e quant ë padrejtë vendimin pasi thotë se nuk është vërtetuar asnjëherë se ka pasur bombola gazi.
“Dikush i han 6 muaj burg me kusht për do bombola, që as s’mujtën me e dëshmue që i kam posedue, dikush han veç gjobë për allti, që shihet qartë në video duke e shkrepë. Duhet potencue se akuzën tjetër, për pengim të personit zyrtar, prokurori u detyrue me e tërhjekë kur e pa në video, e mbasi ia dëshmuen 5 policë, që unë s’kam hy asnjiherë në konflikt me ta. S’e kam problem dënimin aspak. Padrejtësinë gjithmonë”, ka shkruar Ismaili në Facebook, transmeton Reporteri.net.
Ismaili akuzohet se më 30 nëntor 2015, në hollin e Kuvendit të Republikës së Kosovës, gjatë një kontrolli nga ana e policisë, i janë gjetur dhe sekuestruar dy bombola me gaz lotsjellës, të cilët i kishte fshehur në këpucët e tij, me qëllim që t’i fusë në sallën plenare të Kuvendit të Kosovës.
Ismaili është detyruar që të paguajë edhe paushallin gjyqësor në shumë prej 100 euro. /Reporteri.net/.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.