Ish-emisari i presidentit amerikan Donald Trump për dialogun Kosovë–Serbi, Richard Grenell, ka reaguar pas vendimit të Dhomave të Specializuara për ta shtyrë shpalljen e aktgjykimit në rastin ndaj Hashim Thaçit dhe ish-krerëve të tjerë të UÇK-së deri më 16 shtator.
Në një reagim të publikuar në rrjetet sociale, Grenell ka kritikuar zvarritjen e procesit gjyqësor, duke thënë se nuk e kupton arsyen e shtyrjes së vazhdueshme të vendimit.
“Tre gjyqtarët e Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë kanë shtyrë edhe një herë vendimin e tyre lidhur me ndjekjen penale të Hashim Thaçit nga Jack Smith, të cilën e konsideroj të pabazë”, ka shkruar Grenell.
Ai ka shtuar se, sipas tij, ky është një prej rasteve të rralla kur figura nga spektri i gjerë politik në Shtetet e Bashkuara ndajnë të njëjtin qëndrim lidhur me këtë çështje.
“Ky është një nga rastet e rralla kur republikanët, demokratët, konservatorët dhe aktivistët e së majtës ekstreme ndajnë të njëjtin qëndrim. Hashim Thaçi është i pafajshëm ndaj këtyre akuzave. Çfarë po i pengon këta gjyqtarë që të marrin një vendim edhe pas gjithë kësaj kohe?”, ka deklaruar ai.
Grenell ka rikujtuar gjithashtu kohën që të akuzuarit kanë kaluar në paraburgim, duke theksuar se, sipas tij, ata kanë qëndruar gjashtë vjet në paraburgim ndërsa vendimi është shtyrë sërish.
Dhomat e Specializuara njoftuan të mërkurën se aktgjykimi në çështjen ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit do të shpallet më 16 shtator 2026, në orën 10:00.
The 3 judges at The Kosovo Hague Court have once again postponed their decision on Jack Smith’s ridiculous prosecution of @HashimThaciRKS.
ReklamëThis case is one of the rare moments when Republicans, Democrats, conservatives and far left activists agree.
Thaci is innocent of these…
— Richard Grenell (@RichardGrenell) July 1, 2026