×
  • Lajme
  • Lajme

    Reagon klinika ku dyshohet se u kryen transplante organesh: Jemi të pafajshëm

    Reporteri
    05 Prill 2019 | 12:29

    Tri vepra penale, pesë të arrestuar dhe një repart i mbyllur. Ky është bilanci fillestar i një hetimi të përbashkët të Inspektoratit Shëndetësor dhe Policisë në një klinikë private në Prishtinë. Klinika e mbyllur është “American Clinic”.


    Gjatë ditës së sotme kjo klinikë  ka reaguar pas njoftimeve për arrestimin e disa punëtorëve të saj, shkruan Reporteri.net.

    Në njoftim thuhet se Klinika Amerikane beson në pafajësinë e stafit të saj dhe për ta dëshmuar thotë se ka bashkëpunuar plotësisht me gjitha institucionet përgjegjëse.

    “Në të njëjtën kohë duam të sigurojmë të gjithë pacientët tanë se shërbimet tona janë ofruar gjithmonë duke u bazuar në standardet dhe etikën më të lartë mjekësore dhe njerëzore. Kjo dëshmohet edhe nga besimi i mijëra pacientëve të cilët e kanë zgjedhur spitalin tonë. Njoftimet e bujshme në media për disa akuza të cilat ne jemi munduar ti hedhim poshtë edhe gjatë procesit të hetimit kanë rezultuar në ndalim të disa zyrtarëve tanë, të cilët dje janë paraqitu para Gjykatës e cila ka refuzuar propozimin e prokurorisë për caktimin e paraburgimit për të njëjtit, andaj, me vendim të Gjykatës Themelore në Prishtinë që nga dje të njëjtit janë liruar nën masën e arrestit shtëpiak. Dëshirojmë ta theksojmë dhe të Ju sigurojmë edhe një herë se në klinikën tonë nuk ka ndodhur asnjë vepër penale për të cilën po zhvillohet kjo procedurë. Ne jemi të bindur në pafajësinë e stafit tonë por jemi të shqetësuar me nivelin e mungesës së sigurisë juridike dhe vlerësimeve të pa bazuara për të cilat tashmë ka nisur një procedurë e pa mbështetur ligjërisht”, thuhet ne njoftimin e nënshkruar nga njëri nga bashkëpronarët e kësaj klinike, Nehat Kusari. /Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!