×
  • Lajme
  • Lajme

    Rexhep Selimi: Më zhgënjeu Ramushi

    Reporteri
    24 Mars 2019 | 17:39

    Në luftë luftonin për të njëjtat ideale dhe të drejta dhe ndanin një qëndrim. Por, paslufta i ka larguar nga njëri-tjetri në jetën politike.


    Fjala është për dy bashkëluftëtarët, kryeministrin Ramush Haradinaj dhe deputetin e Vetëvendosjes Rexhep Selimi.

    Ky i fundit e pranon se ditët e sotme ka dallime të mëdha me ish-shokin e idealit, por sigurisht për çështje politike e jo lufte.

    “Raportet tona prej bashkëluftëtari që janë të ndara me raportet tona politike. Pra, në raportet tona si bashkëluftëtarë përputhemi dhe është në rregull, në raportet politike nuk duket që jemi afër. Nuk po din. Unë do të doja që Haradinaj të ishte i suksesshëm edhe kur unë jam opozitë, por kësaj radhe më ka zhgënjyer”, ka Selimi deklaruar Selimi për Kosovapress.

    Kujtojmëse në mars të vitit të kaluar dy personat në fjalë u përplasën keq mes vete dhe shkak për këtë ishte votimi i Demarkacionit me Malin e Zi.

    Atë kohë mjaftoi përmendja e këtij fakti nga Selimi, çka nervozoi kryeministrin Haradinaj i cili e quajti gënjeshtar Selimin si dhe ia ka përmendur faktin se me gjithë aktivitetin e tij për liri dhe pas luftës në politikë asnjëherë nuk e ka gjetur asgjë. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!