×
  • Lajme
  • Lajme

    Rrahje mes disa personash në një restorant në Deçan

    Reporteri
    28 Mars 2019 | 15:07

    Në një restorant në Deçan ka ndodhur një incident mes disa personash, të cilët fillimisht janë fjalosur dhe më pas janë përleshur fikizisht.


    Siç raporton Policia përmes një komunikate, janë ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme në koordinim me prokurorin e shtetit, për të sqaruar rrethanat lidhur me këtë rast, që cilësohet si “lëndim i lehtë trupor”.

    Lidhur me këtë incident, janë intervistuar ankuesit (viktimat), dëshmitarët dhe dy persona të dyshuar. V. R. m/k/sh i lindur me 1982 dhe J. B. m/k/sh i lindur 1972.

    “Të dyshuarit janë arrestuar, ku i dyshuari i parë është ndaluar për 48 orë, ndërsa i dyshuari i dytë është liruar në procedurë të rregullt me vendim të prokurorit të shtetit.”, bëhet e ditur në komunikatë.

    Ndër tjerash, bëhet e ditur se rasti është duke u hetuar në bashkëpunim të plotë me Prokurorinë e Shtetit për të sqaruar rrethanat dhe motivin e rastit.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!