×
  • Lajme
  • Lajme

    Rrahu në vazhdimësi gruan, burri nga Deçani lihet i lirë

    Reporteri
    28 Mars 2019 | 11:48

    Një burrë në Deçan është arrestuar të mërkurën, e më pas është liruar në procedurë të rregullt, pasi dyshohet se në vazhdimësi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij.


    Rastin e ka njoftuar vetë policia e Kosovës, në raportin 24 orësh, shkruan Reporteri.net.

    “Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar i cili në vazhdimësi kishte ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij viktimës femër K/Shqiptare”, thotë policia.

    Tutje, në njoftim, shkruan Reporteri.net, bëhet e ditur se “pas intervistimit viktima është dërguar në vend të sigurt”.

    “Ndërsa me urdhër të prokurorit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt”, njofton PK-ja.

    Ndryshe, kujtojmë se në Kosovë, në vitet e fundit ka pasur disa raste tragjike kur gratë janë vrarë nga burrat e tyre, që paraprakisht kishin përdorur edhe dhunë fizike. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!