×
  • Lajme
  • Lajme

    Rritet në 79 numri i të infektuarve me Coronavirus, konfirmohen edhe 8 raste të reja në Kosovë

    Reporteri
    26 Mars 2020 | 17:58

    Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Arben Vitia ka thënë se tetë persona kanë rezultuar pozitiv me Coronavirus në Kosovë, duke çuar në 79 numrin e të infektuarve.


    Në të njëjtin njoftim, Vitia ka bërë të ditur, gjithashtu, se tashmë në Kosovë kemi personin e parë që është shteruar nga COVID-19.

    Njoftimi i tij i plotë: 

    Të dashur qytetarë,

    Sot në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar 89 persona nga të cilet 8 kanë rezultuar pozitiv.

    Megjithatë më në fund e kemi lajmin e mirë. Njëri nga pacientët edhe pas testimit të dytë ka dalur NEGATIV. Sipas rekomandimeve të OBSh kur dy mostra negative të një personi me një ditē distancë kohore, tregojnë shërimin nga COVID-19.

    Zyrtarisht kemi personin e parë të shëruar nga COVID-19 në Republikën e Kosovës.

    Faleminderit personelit shëndetësor në Klinikën Infektive dhe të gjithë mantilbardhëve në institucionet shëndetësore në Kosovë.

    T’i ndihmojmë personelit shëndetësor

    QËNDRONI NË SHTËPI!

    MBANI DISTANCË ME NJËRI TJETRIN PËR 2 METRA!

    NA NDIHMONI PAK QË TË JU NDIHMOJMË SHUMË!

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!