×
  • Lajme
  • Lajme

    Rruga e Kombit me pagesë: Siç pritej, bie numri i kosovarëve që vizitojnë Shqipërinë

    Reporteri
    26 Mars 2019 | 18:42

    Ashtu siç pritej, pagesa e rrugës së Kombit ka ndikuar në pakësimin e lëvizjeve mes Kosovës dhe Shqipërisë.


    Sipas të dhënave të Institutit të Statistikave, në 2 muajt e parë të këtij viti, numri i shtetasve kosovarë që kanë hyrë në vendin tonë është tkurrur me 16%.

    Kështu, nga mbi 148 mijë shtetas të Kosovës që kanë hyrë në Shqipëri në dy mujorin e parë të 2018-ës, numri i tyre ka rënë në 124 mijë në 2 mujorin e parë të 2019-ës. Nuk dihet nëse rënia e lëvizjeve do të vijojnë edhe gjatë periudhës së verës, ku shqiptarët e Kosovës janë pushuesit kryesorë të bregdetit shqiptar.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!