×
  • Lajme
  • Botë

    Rusia nis referendumet e rreme në katër rajonet e Ukrainës

    Reporteri
    23 Shtator 2022 | 10:33

    Referendumet e shtirura e të rreme të rajoneve separatiste ruse të Ukrainës për bashkim me Federatën Ruse kanë nisur këtë të premte që nga ora 8 e mëngjesit, shkruan gazeta online Reporteri.net.

    Këto të ashtuquajtura referendume, që bota perëndimore i quan “referendume të mashtrimta”, do të zgjasin deri më 27 shtator, raportoi agjencia e lajmeve serbe “Tanjug”.

    Siç lajmërohet, autoritetet ruse u kanë bërë thirrje autoriteteve pro-ruse të këtyre rajoneve, që për shkaqe sigurie, votimi për referendumet rreth bashkimit me Rusinë, të bëhet afër shtëpive, ndërsa votimi nëpër qendra votuese të bëhet ekskluzivisht më 27 shtator.

    Rezidentët të të ashtuquajturave dhe të vetëshpallurave “republika” të Donetsk’ut dhe Luhansk’ut, do të votojnë rreth asaj “a mbështesin republikat e tyre të bashkohen me Rusinë si entitete federale”.

    Rezidentët e Zaporozhisë dhe Khersonit do të pyeten “nëse jeni në favor të shkëputjes së rajonit nga Ukraina, krijimin e një shteti të pavarur dhe bashkimin subsekuent me Rusinë si subjekte federale”.

    Në Donetsk dhe Luhansk, siç lajmërohet, të ashtuquajturat “referendume” do të shtypen në rusisht,  ndërsa në Zaporizhia dhe Kherson “fletëvotimet” do të jenë edhe në gjuhën ukrainase.

    NATO ka dënuar planet e Rusisë për të mbajtur referendume në rajonet e pushtuara të Ukrainës dhe u bëri thirrje të gjitha vendeve që të refuzojnë ato që ajo thotë se janë “përpjekje të dukshme ruse për pushtim territorial”.

    “Referendumet e rreme në rajonet Donetsk, Lugansk, Zaporozhye dhe Kherson në Ukrainë nuk kanë legjitimitet dhe janë një shkelje e rëndë e Kartës së OKB-së”, thuhet në deklaratën e Aleancës Ushtarake të Atlantikut të Veriut./Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!