×
  • Lajme
  • Lajme

    Sa miliarda dollarë i harxhoi NATO në bombardimet e vitit 1999?

    Reporteri
    24 Mars 2019 | 16:51

    Sot po shënohet 20 vjetori i bombardimeve të NATO-s ndaj caqeve serbe në Kosovë. Këto sulme kishin filluar nga Aviano e Italisë.


    Ish-presidenti amerikan, Bill Clinton kishte dhënë urdhrin që të fillojnë bombardimet.

    Këto bombardime kishin zgjatur 78 ditë. Mediumi i njohur “AP” ka thënë se e gjithë kjo ofensivë e NATO-s kishte kushtuar 43 miliardë dollarë, trasnmeton Indeksonline.

    Bombardimet ndaj forcave ushtarake serbe u ndalën me 9 qershor pasi u arrit marrëveshja në Kumanovë. Nga ajo ditë, forcat serbe filluan ta lëshojnë Kosovën.

    Kjo ndërhyrje e NATO-s cilësohet historike, pasi që ishte e para që nga themelimi i kësaj aleance ushtarake. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!