×
  • Lajme
  • Lajme

    Sami Lushtaku fotografohet në Mitrovicë, raportohet se po lobon për Bedri Hamzën

    Reporteri
    11 Shtator 2021 | 14:05

    Sami Lushtaku sot po qëndron në Mitrovicë, ku po takohet me qytetarë për të lobuar për kandidatin e PDK-së për kryetar të Mitrovicës, Bedri Hamzën.


    Ai sot paradite ka qëndruar në një lokal në stacionin e autobusëve në Mitrovicë, ku po iu bën thirrje qytetarëve ta votojnë Bedri Hamzën në zgjedhjet e 17 tetorit.

    Në këtë foto të dërguar nga qytetarët shihet Lushtaku së bashku me qytetarë pa maska mbrojtëse anti-COVID, në një tavolinë me numër më të madh personash se sa është e lejuar me udhëzimet e IKShP-së, raporton veriu.info

    Megjithatë, kjo është demantuar nga vetë Lushtaku, i cili ka sqaruar se ka qenë në një pame në Mitrovicë tek familjarët e tij.

    “Kam qenë në Mitrovicë në një të pame te do kushërinj të mi. Nuk e di pse po politizohen edhe kafet e mia me familjarët e mi. Unë jam kah përkujdesem ekskluzivisht për fitoren e PDK-së në Skenderaj dhe portalet e Agim Bahtirit në Mitrovicë i lus që të mos i keqpërdorin edhe vizitat e mia ngushëlluese për agjendën e tyre politike”, ka thënë Lushtaku përmes telefonit për Periskopi.

    Ndryshe, Sami Lushtaku nuk është certifikuar nga KQZ-ja si kandidat për kryetar komune, ku iu kanë rritur gjasat maksimalisht Bekim Jasharit të rizgjedhet kryetar komune.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!