×
  • Lajme
  • Lajme

    SBASHK-u lajmërohet sërish, kërcënon: Sot vendoset për grevë të re

    Reporteri
    01 Prill 2019 | 10:15

    Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës është mbledhur sot për të diskutuar lidhur me zhvillimet e fundit në arsim.

    Ata kanë thënë se sot do të vendoset për një sërë çështjesh, ku si temë kryesore është mundësia për grevë të re, shkruan Reporteri.net.

    Sipas komunikatës së SBASHK-ut, sot do të analizohet nëse ka presione ndaj mësimdhënësve për të kompensuar orët. Ata thonë se nëse rezulton se ka presion në shumicën e komunave, mund të ketë grevë të re.

    “SBASHK-u  të hënën ka ftuar Kryesin e SBASHK-ut dhe kryetarët e sindikatave komunale të arsimit parauniversitar të të gjitha komunave me qëllim që të analizojë se si është situata gjatë pushimit pranveror dhe a ka presione ndaj anëtarësisë dhe varësisht nga informatat që marrim edhe do të marrim  veprime sindikale duke mos përjashtuar edhe shpalljen e grevës në komunat ku ka presione e nëse presione do të ketë në shumicën e komunave  do të shkohet në grevë të përgjithshme  në nivel vendi”, thuhet në komunikatë.

    Ndërkohë, potencohet se SBASHK ka vendosur që të mos ketë kompensim të orëve të humbura javë më parë as gjatë këtij pushimi pranveror./Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!