×
  • Lajme
  • Lajme

    SBASHK-u paralajmëron sërish grevë

    Reporteri
    25 Mars 2019 | 16:45

    Sindikata e Bashkuar e Arsimit në Kosovë, ka paralajmëruar grevë nëse vazhdohet me presion për kompensimin e orëve të humbura.


    “Ju njoftojmë se SBASHK-u mund të shpallë grevë të përgjithshme duke kërkuar tërheqjen e vendimit për zëvendësimin e orëve si dhe përgjegjësinë ndaj atyre që kanë ushtruar presion. Kjo grevë mund të prodhojë edhe ditë të tjera të humbura të mësimit, përveç këtyre 15 ditëve që janë humbur gjatë grevës”, thuhet në një njoftim.

    Më poshtë gjeni shkresën e dërguar kryetarëve të komunave nga SBASHK-u:

    “Duke parë se javët e fundit është bërë një çrregullim i madh i procesit arsimor në disa Komuna të Kosovë, e këtë çrregullim e ka krijuar vendimi i ministrit z.Shyqiri Bytyqi për zëvendësimin e orëve të humbura gjatë grevës, SBASHK-u si përfaqësuese i punonjësve të arsimit të komunave tuaja duke u bazuar në Kushtetutën e Republikës së Kosovës, Ligjin mbi organizimin Sindikal Nr. 04/L-011, Ligjin mbi grevën nr Nr. 03/L-200 dhe Statutin e SBASHK-ut, si dhe Kontratën Kolektive të Arsimit nënshkruar nga MASHT dhe SBASHK, më 18.04. 2017, Ndjejmë për obligim që t’ju drejtohemi me këtë shkresë duke pasur parasysh të gjithë drejtorët e drejtorive arsimore janë të emëruar nga ju dhe normalisht për punën e tyre duhet t’ju raportojnë juve. Gjithashtu edhe drejtorët e shkollave ishte dashur t’i raportojnë nivelit komunal.

    Ditëve të fundit një pjesë e tyre kanë ndërmarr një fushatë të presionit të mësimdhënësve për ti detyruar që t’i zëvendësojnë orët e humbura gjatë grevës e duke u mbështetur në vendimin e MSHAT-it, të cilin vendim SBASHK-u e ka kontestuar dhe e ka dërguar në gjykatë për ta vlerësuar ligjshmërinë e tij sepse ne vlerësojmë me të drejt se është vendim i pa bazuar në Ligj, pasi që asnjë ligj apo dokument juridik valid i Republikës së Kosovës, e as normë ndërkombëtare nuk ekziston që thotë se orët e humbura gjatë grevës duhet zëvendësuar”. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!