Edhe pse ishte thirrur për në ora 11:00 nga kryesuesi Avni Dehari, ende nuk ka nisur seanca për konstituimin e Kuvendit të Kosovës, shkruan Reporteri.net.

Asnjë deputet i partive nuk ka shkuar ende në sallën ku mbahen seancat plenare.

Deputeti i Aleancës, Burim Ramadani, tha se asnjëdeputet i pushtetit nuk ka ardh seancë.

Reklamë

“Sot thirrin vet seancë, po bëhet një orë nga koha dhe nuk kanë ardhë”, tha ai.

Ramadani tha deputetët e Aleancës janë në Parlament dhe do të tregojnë krejt se çfarë do të ndodhë. /Reporteri.net/.