×
  • Lajme
  • Lajme

    Sejdiu flet për garën në LDK dhe raportet me Hazirin e Veliun

    Reporteri
    19 Mars 2019 | 22:41

    Fatmir Sejdiu, haptas ka deklaruar se është i gatshëm të marrë përgjegjësi në LDK, por nuk ka pranuar të tregoi nëse do të kandidoi për kreun e LDK-së me arsyetimin se ambiciet eventuale do të bëhen të ditura pasi të jenë shapllur zgjedhjet nga Këshilli i Përgjithshëm dhe nënshkruhen nga kreu i partisë.


    Ai tha se është e rëndësishme që LDK të bëjë përgatitjet e mira dhe të nevojshme dhe të përfshihen të gjitha kriteret që të ketë një proces të mirë, transparent, një proces gjithëpërfshirës, një proces që nuk lë anash shansin e barabartë për të gjithë dhe një proces që do të jetë ofertë e mirë për gjithë njerëzit që e duan LDK, vizionin e saj politikë.

    “Prandaj unë sot nuk kam përgjiegje. Unë do ta shprehi qëndrimin tim për këtë garë, ajo që unë e kam thënë gjithmoë jam nga njerëzit që asnjëherë nuk kam ikur nga përgjegjësit e rëndsishmë që ka LDK-ja, pra për të dhënë kontributin tim të veçant dhe në këtë kuadër ju që e keni kurreshtejn e drejpërdrejt do të jap mendimin në momentin e duhur po ose jo”, ka thënë Sejdiu, në një intervistë për Gazeta Blic, trasnmeton Reporteri.net.

    Ai është pyetur se çfarë raporte ka me dy nënkreytarët aktual të LDK-së, Lutfi Hazirin e Agim Veliun, i pari ka konfirmuar ambicien për kreun e partisë, kurse i dyti deri më tani ka heshtur.

    “Nuk kam ndonje raport që mund të quhet anash. Kam biseda me ta, kam takime me ta.
    Kam shkuar në ngjarje që kanë organizuar kur jam ftuar. Qasja ime është të mos jetë dëbuese ndaj njerëzve, qysh ka ndodhur brenda LDK-së, sidomos në fazat e fundit.
    Duhet t’i ipet shanca secilit që don, natyrisht se gjithë nuk munden, dhe njerëzit bëjnë gabime kur bëjnë kontrata formale dhe kjo është jo korrekte”, ka deklaruar Sejdiu. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!