×
  • Lajme
  • Lajme

    Sejdiu: Të rrëqethet trupi kur e sheh që Thaçi e mban të njëjtin post si Rugova

    Reporteri
    27 Prill 2019 | 13:07

    Deputeti i Grupit Parlamentar të LDK-së, Korab Sejdiu, ka reaguar pas debatit të zhvilluar dje në Komisionin Hetimor në Kuvendin e Kosovës lidhur me deportimin e gjashtë shtetasve turq, në mes të presidentit Hashim Thaçi dhe anëtarëve të Komisionin.


    Sipas Sejdiut, është fatkeqësi kur mendohet se kush e ka zëvendësuar Ibrahim Rugovën në postin e presidentit.

    “Sot kemi ardhë në gjendje me na u rrëqethë trupi kur e shohim e dëgjojmë atë që fatkeqësisht mbanë të njëjtin post”, ka shkruar Sejdiu.

    Debati i djeshëm në Komisionin Hetimor Parlamentar është përcjellë me përplasje të shumta në mes të anëtarëve të Komisionit me Hashim Thaçin, dhe gjithashtu edhe të anëtarëve në mes vete.

    I gjithë debati i djeshëm pothuajse ka shkuar në përplasje personale, me akuza për pjesëmarrje në SHIK e për sabotazh të luftës, por asnjë fjalë nuk u tha për deportimin e ‘gylenistëve.

    https://www.facebook.com/korab.r.sejdiu/posts/10157264586561660

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!