×
  • Lajme
  • Lajme

    Sekretari i MI-së mohon përfshirjen në skandalin e 2 milionëshit: Ne e lajmëruam rastin në Polici

    Reporteri
    27 Tetor 2020 | 14:02

    Sekretari i Ministrisë së Financave, Izedin Bytyqi ka folur për rastin e vjedhjes së 2 milionëshit nga Thesari i Shtetit, derisa për përfshirje në rast u përmend edhe emri i tij, shkruan Reporteri.net.


    Është vetë Ministrja, Hykmete Bajrami e cila ka përmendur emrin e Bytyqit, derisa ky i fundit ka thënë se nuk është i përfshirë, por vetëm e ka lajmëruar rastin, në të njëjtën ditë pasi ka vërejtur se janë bërë pagesa të paautorizuara nga Ministria e e Infrastrukturës.

    Sipas Bytyqit, në momentin që kanë vërejtur këto aktivitete kanë kërkuar informacione të sakta nga Ministria e Financave.

    “Për me sqaru, unë si sekretar i Ministrisë e kam pranuar informatën për transaksion më 19 tetor nga zyrtari financiar i cili e ka vërejtë se janë ba pagesa të pautorizume nga Ministria e e Infrastrukturës. Në të njëjtën ditë e kemi lajmëruar Ministrinë e Financave por edhe kemi kërkuar informata të sakta. Zyrtarët tanë financiarë kanë komunikuar me telefon, nuk kemi pasë përgjigje konkrete. Të nesërmen  kemi dërguar letrën në Polici, te drejtoria e Krimeve Ekonomike. Pas kësaj gjatë komunikimeve të vazhdueshme me Ministrinë e Financave, Imelli siç e shihni e ka datën 20 tetor ku i kam njoftuar Ministrinë e Financave. Ministria e Infrastrukturës e ka zbulu dhe e ka raportuar rastin në polici. Deri tani nuk ka asnjë ndërlidhje të asnjë zyrtari të Ministrisë në këtë proces. Deri tash nuk është intervistuar asnjë zyrtar i Ministrisë së Infrastrukturës”, u shpreh ai.

    Bytyqi u bë sekretar në MI kur në krye të këtij institucioni erdhi Lumir Abdixhiku. /Reporteri.net

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!