Sekretari i NATO-s: Bombardimi i Jugosllavisë ishte i arsyeshëm

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka thënë se intervenimi në vitin 1999 ishte i arsyeshëm dhe nuk ishte i drejtuar kundër popullit të Jugosllavisë së atëhershme.

Stotlenberg në një bisedë për tanjug ka thënë se roli i ndërhyrjes ushtarake ishte për të mbrojtur civilët në të gjithë rajonin.

Ai ka thënë se e kaluara nuk duhet harruar, megjithatë sipas tij ajo e kaluar nuk duhet të jetë pengesë që sot NATO dhe Serbia të jenë partnerë.

“Ne nuk duhet ta harrojmë kurrë të kaluarën, por ne mund të vazhdojmë edhe më tej, dhe ajo është që NATO e Serbia po bëjnë si partnerë”, ka thënë Stoltenberg, transmeton Express.

Bombardimet kundër Serbisë, të cilat i dhanë fund regjimit gjakatar të Sllobodan Millosheviqit, zgjatën 78 dhe aty morën pjesë 19 vende të Aleancës Veri-atlantike. /Reporteri.net/.