Propaganda e të pavërteta të shumta janë thënë nga ministri i jashtëm serb, Nikola Selakoviq në mbledhjen për Kosovën të Këshillit të Sigurimit.

Ai foli edhe për rastet e serbes së kthyer në Gjakovë dhe atij të ish-kryetarit të Shtërpcës, i arrestuar për rastin Brezovica, e për të cilin Selakoviq thotë se po e mbajnë vetëm për t’u bërë presion qytetarëve që nuk janë shqiptarë.

“Prishtina jo vetëm që dështoi, por krijoi kushte të reja për të mos arritur marrëveshje”, tha ndër të tjerash Selakoviq.

Reklamë

Ky i fundit tutje shtoi se serbët protestuan për shkak të “segregimit” që sipas tij autoritetet kosovare po i bën popullatës joshqiptare.

“Kjo është e vërteta e jetës së serbëve, këto janë vetëm disa nga faktet”, i tha në njërën pjesë presidentit të Kombeve të Bashkuara.