×
  • Lajme
  • Lajme

    Serbë të ‘çmendur’: I bllokojnë furrën shqiptarit në Beograd, vetëm pse bëri shqiponjën

    Reporteri
    27 Prill 2019 | 19:04

    Dhjetëra banorë të një lagjeje në Beograd, i kanë bllokuar furrën e bukës një shqiptari, vetëm pse ai ishte shfaqur në Facebook, me një foto ku e bënte shqiponjën.


    Furra e tij, që mban emrin ‘Roma’, është mbushur me flamuj serb, ku protestuesit kishin kënduar edhe këngë patriotike serbe. E gjithë kjo sipas tyre, sepse pronari shqiptar i furrës së bukës kishte bërë shqiponjën që nënkupton Shqipërinë e Madhe, që në fakt, shqiponja e tillë, është vetëm simbol kombëtar shqiptar, i vendosur edhe në flamurin zyrtar të Shqipërisë, përcjell reporteri.net.

    Protestuesit bënë thirrje që më askush të mos blejë bukë në atë furrë.

    Ata kanë thënë se do të shtypin posterë të cilët do t’i vendosin në gjithë lagjen, ku do të bëhet thirrje që të bojkotohen produktet e kësaj furre. /reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!