×
  • Lajme
  • Lajme

    Serbët në Jerusalem brohorasin: “Oj Kosovë, oj toka ime”

    Reporteri
    27 Prill 2019 | 11:43
    Serbian orthodox pilgrims carry crosses during a Good Friday procession in Jerusalem, Friday, April 26, 2019. (AP Photo/Mahmoud Illean)

    Një numër i madh besimtarësh serbë vizituan edhe këtë vit Tokën e Shenjtë në Jerusalem për të shënuar festën e Pashkëve.


    Pamje të shumta të bëra përpara Kishës së Varrit të Shenjtë u publikuan në rrjetet sociale. Në pamje shihen një grup i madh pelegrinësh serbë secili me kryq nëpër rrugën ku besohet se ka ecur Jezu Krishti. Ata gjatë rrugës mund të dëgjohen duke kënduar “Oj Kosovë, toka ime e dashur”, transmeton Reporteri.net.

    Çdo Pashkë, mijëra të krishterë nga e gjithë bota mbërrijnë në Jerusalem. Atyre u bashkohet një komunitet i vogël palestinez për të kujtuar vdekjen dhe ringjalljen e Jezu Krishtit. /Reporteri.net

    Shihni pamjet:

    https://www.facebook.com/sasa.petrovic.1654/videos/2302465326442953/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!