×
  • Lajme
  • Lajme

    Serbët në Veri: “Deri më 1 shtator të zgjidhet çështja e targave dhe lejeudhëtimeve, ose largohemi nga institucionet”

    Reporteri
    24 Gusht 2022 | 16:49

    Katër komunat veriore me shumicë serbe miratuan deklaratë të përbashkët se në rast të mos gjendjes së një zgjidhje për çështjen e dy masave të reja reciproke të qeverisë kosovare brenda shtatë ditësh, do të largohen nga institucionet e Kosovës, transmeton “Reporteri.net”.

    “Nëse nuk arrihet një zgjidhje kompromisi, ne përfaqësuesit politikë të serbëve, së bashku me bashkëpunëtorët tanë do të nisim procesin e largimit nga të gjitha institucionet e Kosovës në të gjitha nivelet”.

    Kjo, thanë ata, “duke filluar nga institucionet qendrore dhe lokale, e deri te gjykatat, policia dhe prokuroria, që shkatërron plotësisht procesin e Brukselit”, tha kryetari i Kuvendit Komunal të Zveçanit, Srxhan Milosavleviç, siç u tha në një komunikatë të lëshuar për media.

    Në këtë mbledhim simbolet përfaqësuese të tyre ishin flamuri i OKB-së dhe i Serbisë.

    Prezentë ishin mes tjerëve Goran Rakiç, Igor Simiç, Slavko Simiç, kryetarët e katër komunave në veri të Kosovës, ato sipas sistemit të Kosovës, si dhe krerët e katër organeve të përkohshme komunale, që operojnë simbas sistemit serb.

    Ata u ankuan për shkelje të të drejtave të komunitetit serb si dhe kërkuan formimin e menjëhershëm të Bashkësisë së Komunave me shumicë serbe.

    “Burimi i vetëm i destabilitetit në veri vjen nga drejtimi i Prishtinës, dhe njëra prej tyre prej njësive speciale policore të cilëve populli serb nuk u beson”, thanë ata.

    “I sigurojmë qytetarët se kemi marrë garanci të qarta dhe të prera nga presidenti ynë, Aleksandar Vuçiç, se nuk do të lejohen persekutimet dhe masakrat ndaj popullit tonë dhe se populli serb nuk do të jetë i vetëm në këto kohë të vështira dhe sfiduese”.

    “Ne jemi të vendosur për paqe dhe dialog, për kompromis dhe zgjidhje afatgjata, por për dialog është gjithashtu e nevojshme që pala tjetër të respektojë interesat e popullit tonë dhe të respektojë detyrimet e marra”, thuhet në deklaratë./Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!