×
  • Lajme
  • Lajme

    Serbët provokojnë furrëtarët shqiptarë në Beograd, ua hedhin brenda kokën e derrit

    Reporteri
    27 Prill 2019 | 20:42

    Dhjetëra banorë të një lagjeje në Beograd, pasditen e së shtunës kanë bllokuar furrën e një shqiptari, vetëm pse ai ishte shfaqur në Facebook, me një foto ku e bënte shqiponjën, shkruan Reporteri.net


    Me letra që mbajnë hartën e Kosovës nën flamurin serb është mbushur vitrina e këtij lokali, në pjesën e tij të jashtme.

    Aty po bëhet thirrje se “harmonia është disfatë e djallit”.

    “Sapo është bllokuar furra e shqiptarëve në Borçë, për të shkak të propagandimit të Shqipërisë së Madhe. Stop prodhimeve shqiptare në Serbi”, thuhet në tekstin e një përshkrimi në një faqe në Instagram, që ka postuar edhe fotografi nga vendi i ngjarjes. “Harmonia është disfatë e djallit”, thuhet më tej aty. Ky postim ka marrë dhjetëra mesazhe përkrahëse nga serbët e tjerë.

    Në rrjetet sociale janë shpërndarë disa fotografi dhe video nga kjo protestë, ndërsa brenda furrës është hedhur edhe një kokë derri si nënçmim ndaj shqiptarëve myslimanë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!