×
  • Lajme
  • Lajme

    Servisimi i veturave ia “han” 60 mijë euro Ministrisë së Financave

    Reporteri
    26 Prill 2022 | 22:43

    Ministria e Financave do t’i shpenzojë fiks 60 mijë euro për servisim dhe mirëmbajte të veturave. Ky tender është ndarë në 9 llote dhe fituese janë shpallur 9 kompani, derisa 21 kanë qenë në garë.

    Ministrisë së Financave, që drejtohet nga Hekuran Murati, rregullimi i vetmuarave po i kushton goxha shtrenjtë.

    Në tenderin që është dhënë së fundmi për këtë punë, janë paraparë të shpenzohen hiç më pak se 60 mijë euro.

    Sipas njoftimit në KRPP më këto para do të servisohen dhe mirëmbahen veturat për 36 muaj.

    Eshë treguar se në “dorë të mjeshtrit” do të bien disa lloje të veturave.

    “Servisimi dhe mirëmbajtja e veturave te ME-se, Opel Astra 1.4 ( LOT I), Skoda oktavia dh karoq 1.6 (LOT II), Skoda superB 2.0( LOT III ),Mercedes 3.0 LOT (IV) Hyunday Getz 1.4 (LOT V)Kia Sorento 2.2 LOT( VI)Toyota Ronur4 3.0 (LOT VII),Chovrolet Captiva 2.0 LOT (VIII) dhe Opel Vivaro 2.0 (LOT IX)”, është thënë në këtë njoftim.

    Ministria ka treguar se kompanitë fituese e kanë për obligim që të bëjnë bartjen e veturave nga serveri tek institucioni, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

    “OE fitues i mundshëm i kontratës, Autoservisi i cili ndodhet jashtë Prishtinës më larg se 15 Km nga Objekti AK-së –Ish ToskanaRr.nene Tereza nr. 36- Prishtinë (është pikë referimi ku fillohet numrimi i kilometrave), me adresë obligohet ta bëjë transportin e të gjitha veturave (me kamion marimang) nga Prishtina deri te autoservisi i OE si dhe anasjelltas, me shpenzimet e veta. Të gjitha shpenzimet e transportit në tërë territorin e Republikës së Kosovës, për bartjen e automjeteve të AK-së në rast defekti të automjetit në rrugë do ti bartë operatori ekonomik pa asnjë kompenzim shtesë nga vendodhja e defektit të automjetit deri në vendodhjen e servisit të operatorit ekonomik ku do të bëhet rregullimi i veturës”.

    Në dosjen e tenderit janë treguar në detaje se çfarë vetura do të rregullohen dhe se nga sa para ka kushtuar secila llote e këtij tenderi. /Reporteri.net/

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!