×
  • Lajme
  • Lajme

    Shefi i Policisë “zbulon” diçka që dihet: Vrasjet dhe grabitjet janë rritur

    Reporteri
    27 Mars 2019 | 11:17

    Drejtori i Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj, ka raportuar sot para Komisionit për Punë të Brendshme, Siguri, nga ku solli disa konkludime të thëna nga Policia dhe organe të tjera me qindra herë.

    Qalaj e ka konsideruar të nevojshme të jap një konkludim të ditur, duke thënë se vrasjet dhe grabitjet janë shtuar vitin e fundit, shkruan Reporteri.net.

    “Në vitin 2017 kanë ndodhur 27 vrasje, ndërsa në 2018 janë 32 vrasje, pra ka rritje të këtyre rasteve. Edhe grabitjet kanë shënuar rritje. Në vitin 2017 kanë ndodhur 290 raste, ndërsa në vitin 2018 janë 297 grabitje. Sa i përket aksidenteve në komunikacion ka rënie, por prapë mbetet shifër e lartë”, ka thënë Qalaj.

    Mirëpo, Qalaj nuk ka dhënë shumë detaje se çfarë ka bërë Policia në gjithë këto kohë për të parandaluar dhe zbardhur këto raste.

    Sidoqoftë, Policia e Kosovës na vazhdimësi ka bërë të ditur për rritjen e numrit të vrasjeve dhe grabitjeve./Reporteri.net.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!