×
  • Lajme
  • Lajme

    Shefi i ushtrisë serbe tregon a kanë plan të futen në Kosovë

    Reporteri
    12 Mars 2019 | 12:07

    Shefi i shtabit të ushtrisë serbe, Millovan Mojsilloviq tha sot se situata në Kosovë është shumë e komplikuar por siç deklaroi ai Serbia nuk po shqyrton mundësinë e reagimit ushtarak, transmeton Reporteri.net


    Mojsilloviq këto deklarata i bëri për Radio Televizionin Serb duke shtuar aktualisht situata në Kosovë është “plot me tensione dhe lëvizje të njëanshme”.

    “Gjendja e sigurisë është e qëndrueshme, por nga të gjitha parametrat është shumë e paparashikueshme”, tha Mojsiloviq duke shtuar se ushtria serbe është në kontakt të vazhdueshëm me njësitë e KFOR-it dhe se është e shqetësuar për pjesën veriore dhe jugore të Kosovës.

    Ai shtoi se Ushtria Serbe do të monitorojë situatën në terren dhe përjashton mundësinë e përdorimit  të forcës ushtarake në atë zonë. “Përgjegjësia për anëtarët e KFOR-it është të sigurojë një situatë të qëndrueshme në të gjithë territorin e Kosovës. Ne jemi të interesuar për qytetarët tanë jo vetëm në veri të Kosvës por edhe në jug, në të gjithë territorin e Kosovës”, deklaroi Shefi i Shtabit të ushtrisë serbe. /Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!