×
  • Lajme
  • Lajme

    Shkon në spital pasi lëndohet në vendin e punës

    Reporteri
    28 Prill 2019 | 8:18

    Policia raporton se në fshatin Dardani të Ferizajt, dje një person ka lënduar dy këmbët derisa ishte duke punuar.


    “Viktima mashkull K-Shqiptar ka raportuar se përderisa ishte duke punuar në një firmë, ka lënduar të dy këmbët”.

    Pas rastit i lënduari është dërguar në spital për trajtim mjekësor dhe në vend të ngjarjes kanë dal inspektorët e komunës.

    “Viktima është dërguar për tretman mjekësor ne QKUK, ndërsa ne vendin e ngjarjes kanë dal inspektoret komunal”, thuhet në raportin e Policisë.

    Ditëve të fundit është rritur numri i personave të lënduar në vend të punës, kjo si pasojë e mungesës së sigurisë së nevojshme në ambientet ku zhvillohet puna.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!