×
  • Lajme
  • Lajme

    Shoqata e Lojërave të Fatit: Me mbylljen e tyre buxheti humb 20 milionë euro

    Reporteri
    26 Mars 2019 | 16:26

    Pas dy vrasjeve që ndodhën në kazino, njëra në Suharekë dhe tjetra në Lipjan, Kuvendi ka miratuar një rezolutë për ndalimin e lojërave të fatit.


    Për këtë vendim ka reaguar Shoqata e Lojërave të Fatit, e cila po e konsideron vendimin e padrejtë dhe thotë se ka ardhur për shkak të paragjykimeve.

    Ata ndër të tjera kanë thënë se mbyllja e lojërave të fatit do t’i sjellë dëm buxhetit të Kosovës apo edhe t’i hapë rrugë veprimtarisë ilegale.

    “Në njërën formë apo tjetrën, një shumë prej EUR 50 milionë do të hiqet nga qarkullimi, pastaj rreth 4000 familje do të mbesnin pa një page mujore minimale prej EUR 400, do të rriten statistikat e papunësisë, rastet sociale do të shtohen”.

    “Buxheti i Kosovës do të mbetet pa 20 milionë euro, ndërsa në anën tjetër do t’i jepet mundësia që të ushtrohet veprimtaria në mënyrë ilegale, pasi që individët e caktuar nuk do të ndalen së luajturi dhe atë në sistemin online, që do të mbetet pothuajse i pakapshëm nga institucionet shtetërore”, thotë kjo shoqatë. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!