×
  • Lajme
  • Lajme

    Shoqata “Jetimat e Ballkanit” së shpejti ndërton 6 shtëpi në Klinë

    Reporteri
    27 Mars 2019 | 16:35

    Gjashtë familje të komunës Klinës, që ende jetojnë në kushte shumë të vështira të banimit, shumë shpejt do të marrin çelësat e shtëpive të reja.


    Për këtë, kreu i komunës Zenun Elezaj ka nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi dhe bashkëfinancimi me Shoqatën “Jetimat e Ballkanit” që drejtohet nga Halil Kastrati.
    Elezaj njofton se komuna do të financojë rreth 30% të projektit.

    “Duke falënderuar humanistin e madh, Halil Kastratin, dhe përfaqësuesit e Shoqatës, për këtë bashkëpunim që ndikon në përmirësimin e jetesës së qytetarëve dhe sjellë gëzim, jo vetëm te familjet përfituese, por edhe te gjithë ne, kam përgëzuar për punën e palodhshme dhe humanitetin e dëshmuar, duke ndihmuar familjet në nevojë”, thuhet në postimin e Elezajt. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!